Gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ambasadorja britanike,Shan McLeod, kishte vendosur një shall, në të cilin ishte shkruar një pjesë e himnit kombëtar të Ukrainës, përcjellë GazetaBlic.
Në shallin e mbajtur nga McLeod shkruante: “Armiqtë tanë do të vdesin/si vesa në diell/Do të sundojmë edhe ne vëllezër/në atdheun tonë”.
Ky gjest u interpretua në mediat ruse si një provokim dhe presion i qëllimshëm ndaj presidentit dhe shtetit të Serbisë.
Portali “Sputnik Srbija” thekson se është një “mesazh skandaloz” dhe “lëvizje jodiplomatike” e ambasadores britanike, duke thënë se Vuçiq këtë të premte është takuar edhe me ambasadorin amerikan Christopher Hill.
“Russia Today Balkan” raportoi gjithashtu se ishte një “provokim” dhe se ambasadorja McLeod “dështoi në testin e shijes së mirë”.
I njëjti burim ka cituar deklaratën e ish-diplomatit Vladislav Jovanoviq, i cili ka shpjeguar se McLeod ka kaluar kufirin e sjelljes normale diplomatike.
Shamia e ambasadorit britanik tërhoqi vëmendjen e mediave rajonale, të cilat gjithashtu e interpretuan gjestin si “një provokim të qëllimshëm”