Ismet Salihu, ish-drejtues i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, vlerëson se Propozimi Evropian është i dobishëm për Kosovën.
Sipas tij, me pranimin e këtij plani, Kosovës i garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial.
“Në mesin e 11 neneve është se duhet të garantohet funksionimi i ligjit. Sovraniteti territorial ka qenë i garantuar, por jo sa duhet”, është shprehur Salihu në Klan Kosova.
Sipas tij, pas nënshkrimit të marrëveshjes, në pjesën veriore të vendit do të mbizotëronte rendi dhe ligji.
“Me implementimin e marrëveshjes, siç është përcaktuar në këto 11 nene, garantohet sovraniteti dhe funksionimi i ligjit në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Salihu.