Stafi i shkollave, takimi në komunë përçan teknikët (VIDEO)

Stafi i shkollave, takimi në komunë përçan teknikët (VIDEO)

Në takimin mes Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat dhe komunarëve të kryeqytetit, janë dakorduar për kthimin e disa punëtorëve teknikë në punë, duke nënshkruar kontrata me komunën.

Kjo ndodh vetëm me ata që kohë më parë kanë qenë nën menaxhimin e komunës, derisa për pjesën tjetër mbetet vetëm shpresa që kur të zgjidhet operatori i ri për pastrimin e objekteve shkollore t’i zgjedhë ata për ta kryer këtë punë.

Kjo dëshpëroi disa prej punëtorëve që kanë pritur një zgjidhje më gjithëpërfshirëse, derisa deklarojnë se punëtorët që u desh të largohen e përjetuan rëndë, edhe për faktin se pagën nga kjo punë e kanë pasur primare.

Megjithatë në Komunën e Prishtinës, nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje, ndërkaq që situata erdhi deri këtu pas përfundimit të kontratës së operatorit të kontraktuar.

Sipas Drejtorisë së Arsimit, tenderi i ri për pastrimin e objekteve shkollore është në procedurë të prokurimit.

Related Articles