Një bandë prej 16 shqiptarësh që shisnin kokainë janë dënuar për më shumë se 86 vjet.
Duke vepruar jashtë adresave në qendër të qytetit Leicester, grupi operonte me tre numra telefoni celularë që lejonin personat të blinin drogë. Ata monitoroheshin nga një ‘operator’ i cili do të ishte pika e drejtpërdrejtë e kontaktit me blerësin, raporton Euronews.
Operatori më pas kontaktonte një ‘korrier’, i cili përdorte një numër tjetër, dhe më pas takonte blerësin e dorëzonte kokainën dhe merrte paratë.
Megjithatë, aktiviteti kriminal i grupit, u zbulua pas një hetimi gjithëpërfshirës nga Njësia e Operacioneve Speciale të East Midlands (EMSOU).
Vlerësohet se grupi ka fituar 2 milion £ duke shitur drogë në këtë periudhë 16-mujore. Gjatë operacionit, më shumë se 74,000 £ u sekuestruan nga policia.
EMRAT:
Besfort Agaj, 30 vjeç, i cili u deklarua për furnizim me drogë të klasit A - kokainë, u dënua me tetë vjet.
Liridon Agaj, 28 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizim me drogë të klasit A – kokainë dhe një akuzë për posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, u dënua me pesë vjet e gjysmë.
Elvi Bajrami, 36 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me droge të klasit A – kokainë, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.
Erlind Bashukaj, 28 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me droge të klasit A – kokainë dhe një akuzë për posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, u dënua me katër vjet e tetë muaj vjet.
Bledar Cakraj, 26 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me droge të klasit A – kokainë dhe një akuzë për posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, u dënua me katër vjet.
Elidon Dega, 26 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A - kokainë, u dënua me katër vjet e muaj
Bekim Gjongecaj, 25 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me droge të klasit A – kokainë, u dënua me katër vjet e 2 muaj
Bujar Hykaj, 30 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me droge të klasit A – kokainë dhe dy akuza për posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.
Erdilant Kucana, 28 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A – kokainë, u dënua me katër vjet e dy muaj
Eraml Kucana, 21 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A – kokainë, u dënua me katër vjet e tetë muaj
Kismet Memia, 35 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A - kokainë, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.
Fatjom Memia, 32 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A – kokainë, u dënua me katër vjet e tetë muaj.
Arland Rexhat, 27 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A - kokainë, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj vjet.
Ervin Sinani, 34 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A – kokainë, u dënua me katër vjet e dy muaj
Shkëlzen Sokolaj, 51 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me droge të klasit A – kokainë dhe kone për posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.
Andi Sula, 36 vjeç, i cili u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të klasit A – kokainë, u dënua me katër vjet e tetë muaj.