Prishtina së shpejti me orar të punës në sektorin farmaceutik

Prishtina së shpejti me orar të punës në sektorin farmaceutik

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Prishtina së shpejti do të bëhet me orar të punës në sektorin farmaceutik.

Ai u shpreh se ka pasur ankesa nga qytetarët për mungesën e oraritit të punës së kujdestarivë të barnatoreve në kryeqytet.

“Së shpejti kryeqyteti me orar të punës në sektorin farmaceutik Jam takuar sot me përfaqësueosit e Odës së Farmacistëve të Kosovës në krye me dr Arianit Jakupi kryetar për të diskutuar rregullimin e orarit të punës së barnatoreve dhe shërbimit farmaceutike në kryqytet.Gjatë kësaj periudhe sa jam drejtor i shëndetësisë kam pasur ankesa nga qytetarët për mungesën e oraritit të punës së kujdestarivë të barnatoreve në kryeqytet”.

“Ne kemi filluar diskutimet me OFK,Odën e Farmacistëve të Kosovës për të adresuar shqetësimin e qytetarëve dhe jemi pajtuar që duke pasuar parasysh rregulloret e komunës dhe rregulleret e OFM do të rregullojmë orarin e punës së barnatoreve në kryeqytet me çka do ta rrisim edhe profesionalizimin dhe cilësin e këtij shërbimi në kryeqytet që është me interes për qytetarët e kryeqytetit”, ka shkruar ai.

Related Articles