Vëllai i Adem e Hamëz Jasharit, Rifat Jashari ka marrë pjesë sot në seancën solemne për nder të “Epopesë së UÇK-së”.
Pas seancës, ai është parë në oborrin e Kuvendit të Kosovës së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrotjes, Armend Mehajn.
Në shpinën e Mehajt, Jashari e ka shkruar një kartolinë për t’ia dërguar Rexhep Selimit për ditëlindje i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.
Rexhep Selimi e feston ditëlindjen më 15 mars.