Kryetari i Komunës së Prishtinës, e ka pritur në takim presidenten Vjosa Osmani, në vizitën e saj të parë si shefe e shtetit në këtë komunë, të cilës ia ka dhuruar simbolin e kryeqytetit “Hyjnesha në fron”.
Rama këtë simbol ia dhuroi Osmanit si shenjë respekti për vizitën e saj të parë si presidnete në komunën e kryeqyetit, si dhe për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Presidentja e falënderoi të parin e Prishtinës për dhuratën.
“Hyjnesha në fron është simbol i gruas së fortë” – tha ajo. / Gazeta Enigma.