Humbja me Ferizajin, ankohet Batatina: As në Premierligë nuk sheh kështu!

Humbja me Ferizajin, ankohet Batatina: As në Premierligë nuk sheh kështu!

Tahir Batatina ka kritikuar orarin e ngjeshur pas humbjes së pësuar nga Ferizaj.

Ferizaj triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Llapit, falë dygolëshit të Edon Sadriut duke ia thelluar krizën skuadrës nga Podujeva.

Ballina / S’kanë të ndalur telashet për Llapin, Ferizaj i shkakton disfatën e tretë radhazi – fitojnë Dukagjini dhe Trepça ‘89
Pas ndeshjes, duke folur për “Sport1”, Batatina e vlerësoi si një ndeshje të vështirë dhe që pësuan shkaku i gabimeve në mbrojtje.

“Ishte ndeshje e vështirë. Lojtarët kanë bërë maksimumin, shënuam gol në minutat më të mirë të mundshëm duke provuar ta menaxhojmë deri në fund. E bëmë një gabim në mbrojtje dhe si pasojë pranuam gol. Edhe në pjesën e dytë një gabim në aspektin defensiv, pra nuk u kuptuan lojtarët mirë. Ne s’e kemi pasur lojtarin më të mirë të ligës, pra kur nuk është Ilir Krasniqi është mungesë e madhe. Ferizajt i urojmë fitoren me meritë dhe këto tre pikë të fituara”.

Tutje, ai theksoi se fokusi i Llapit është në Kupën e Kosovës duke kritikuar orarin e ngjeshur.

“Na duhet të fokusohemi më shumë në Kupën e Kosovës. Na si ekip do ta bëjmë maksimumin në kupë, fokusohemi në ndeshjen e radhës pasi është një kampionat shumë i ngjeshur. Gjashtë lojë për dy javë, gjë që s’ndodh as në Premierligë as kerkund. Është një kampionat shumë i ngjeshur, ne do ta bëjmë maksimumin ndaj Malishevës dhe të kalojmë tutje në gjysmëfinale”.

Related Articles