Sot janë bërë 24 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës, ku pati viktima dhe qindra të plagosur.
Më 13 mars 1999, forcat serbe hodhën granatë në pazarin e mbushur me njerëz duke lënë të vdekur shtatë persona dhe mbi 120 vetë të plagosur.
Sabetin Uka, është i mbijetuari i cili 24 vjet më parë po ecte rrugëve të tregut, ku kalimi në atë rrugë e la atë me pasoja.
Ai e humbi njërën këmbë, derisa e humbi rëndë tjetrën si pasojë e shpërthimit të një granate të hedhur nga forcat serbe.