Ky është 53-vjeçari që bënte kërdi në marketet e mëdha në Fushë Kosovë, arrestohet nga policia

Ky është 53-vjeçari që bënte kërdi në marketet e mëdha në Fushë Kosovë, arrestohet nga policia

Është arrestuar një 53-vjeçar, pasi dyshohet për vjedhje të rëndë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ekrem Kurdën, 53-vjeçar, i cili dyshohet për së paku pesë raste të vjedhjeve të rënda, që i ka kryer kryesisht në disa markete në Fushë Kosovë.

Ai është kapur gjatë ditës së djeshme në lagjen Emshir të Prishtinës dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Kurda dyshohet se brenda një periudhe të shkurtër ka kryer vjedhje në markete kryesisht të mëdha, si Kam e SuperViva, si dhe në postën kryesore në Fushë Kosovë. Të gjitha këto raste, 53-vjeçari i ka kryer i vetëm, teksa ka shfrytëzuar automjetin e tij.

Me rastin e arrestimit, Policia ka sekuestruar edhe dëshmi që i njëjti dyshohet se i ka përdorur për t’i kryer vjedhjet në marketet që i kishte cak.

Ai është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua nga hetuesit policorë, me ç’rast i ka pranuar veprat me të cilat ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Related Articles