Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar kundërvajtësin i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 130 km/h në zonën e Vushtrrisë.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një viti.
“Gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 130 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një viti”, thuhet në njoftim.