Formacionet zyrtare: Manchester City – Leipzig

Formacionet zyrtare: Manchester City – Leipzig

Pasi dëshpëroi në ndeshjen e parë me barazim, Manchester City synon sot kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku përballen me gjermanët, Leipzig.

Përballja e parë e zhvilluar në Red Bull Arena Leipzig, përfundoi pa fitues me barazim 1:1, ku qytetarët ishin në epërsi nga pjesa e parë me golin e Mahrez, por Josko Gvardiol barazoi rezultatin me një gol me kokë të shënuar.

Manchester City si një nga skuadrat më të forta në botë, ka dështuar vit pas viti për të treguar potencialin në gara evropiane, ndërsa këtë sezon Liga e Kampionëve është fokusi kryesor i skuadrës së Pep Guardiolës, duke parë që tani në Premierligë janë pesë pikë prapa Arsenalit në garën për titullin kampion.

Për ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet startuese.

Manchester City: Ederson; Ruben Dias, Stones, Ake, Akanji; Gundogan, Grealish, Rodri, De Bruyne, Bernardo Silva; Erling Haaland.

Leipzig: Blaswich; Henrichs, Orban, Gvardiol, Raum; Laimer, Kampl, Haidara; Forsberg, Wernet, Szoboszlai.

Related Articles