Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se çështja e premtimit të reciprocitetit nga Qeveria Kurti, e pastaj ndryshimi rrënjësor, sipas saj tregon shumë për seriozitetin ndaj qasjes së çështjes si dhe papërgjegjësinë publike ndaj fjalës së dhënë, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Halimi ka thënë se nëse premtimet nuk korrespondojnë me programin dhe zbatimin e tyre, shpërfaq mashtrimin ose papjekurinë për të vlerësuar gjendjen reale.
“Andaj, edhe çështja e premtimit të reciprocitetit, me përsëritjen se është njëra prej gjërave të para që do të bëhen, e pastaj ndryshimi rrënjësor, tregon shumë për seriozitetin ndaj qasjes së çështjes si dhe papërgjegjësinë publike ndaj fjalës së dhënë”, ka shkruar Halimi.