8 persona kanë humbur jetën në Indi pasi tonelata me patate, të cilat ishin vendosur në një magazinë bujqësore, u shembën, duke shembur edhe një pjesë të ndërtesës dhe çatinë. Patatet shtypën punëtorët fatkeq që ndodheshin në atë kohë në atë zonë, raporton Gazeta Enigma.
Ngjarja tragjike ndodhi të enjten në qarkun e Uttar Pradesh. Sipas të dhënave të mbledhura, 20 punëtorë kanë mbetur të shtypur, ndërsa 8 kanë humbur jetën.
Ekipet e shpëtimit kanë hequr thasët për të nxjerrë të plagosurit dhe të vdekurit nga rrënojat e strukturës prej qerpiçi.