Analisti Halil Matoshi mendon se sonte do të ketë dakordim mes palëve.
Në fakt, siç tha ai, marrëveshje veçse është arritur, por përfaqësuesit do të gjejnë gjuhën e përbashkët për implementim.
Madje, në Kanal10, në kuptim figurativ ai deklaroi se tashmë amerikanët e kanë mbyllur derën me çelës dhe se nuk do t’i lënë të dalin nga takimi pa një marrëveshje.
“Po, unë mendoj se ata e kanë mbyllur derën me çelës dhe se nuk do t’i lënë pa marrëveshje”, vlerësoi ndër tjerash ai.
Kujtojmë se tashmë po bëhen gati katër orë që nga fillimi i takimit në Ohër, por që nuk ka asnjë prononcim rreth asaj se si po shkon takimi.