Ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiq ka drejtuar kritika ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për dakordimin e arritur me Kosovën mbrëmë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
“Kjo është shumë serioze. Në Bruksel u pranua parimi i barazisë sovrane të Serbisë dhe Kosovës, si dhe anëtarësimi i Prishtinës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tani plani i zbatimit është pranuar, siç thotë Borrell, ” në plotëni”.
“Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, shkruan ai në rrjetet sociale.