Thuajse i gjithë paneli i ‘Duelit Sportiv’ është i mendimit se Nuza dëmtoi rëndë Gjilanin (Video)

Thuajse i gjithë paneli i ‘Duelit Sportiv’ është i mendimit se Nuza dëmtoi rëndë Gjilanin (Video)

Në kuadër të xhiros së 26-të është zhvilluar ndeshja derbi mes SC Gjilanit dhe KF Llapit.

Kjo ndeshje e zhvilluar në qytetin e Gjilanit ka përfunduar pa fitues, 2-2, raporton Gazeta Enigma.

Në fund të ndeshjes skuadrës vendase nuk i është akorduar penallti edhe pas shikimit të VAR-it

Sulmuesi anësor, Baton Zabërgja, ishte futur për mrekulli në zonë ku pengohet nga dy futbollistë të Llapit, por për ‘çudi’ gjyqtari Genc Nuza e gjykoi si simulim duke e ndëshkuar me karton të verdhë Zabërgjën. Edhe pas ndërhyrjes së gjyqtarëve të VAR-it të cilët e ftuan Nuzën ta shikojnë rastin, ky i fundit nuk e ndërroi mendjen edhe pse kontakti ishte i dukshëm.

Mbrëmë në debatet televizive është diskutuar ky rast, ku shumica e njohësve të futbollit ishin të bindur që Gjilani u dëmtua rëndë.

Thuajse i gjithë paneli në emisionin ‘Dueli Sportiv’ ishin të mendimit që gjyqtari Nuza e ka dëmtuar Gjilanin.

“Unë mendoj se këtu ka kontakt dhe pamja është e qartë dhe kjo është penallti”, tha trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli.

“Tjetër çka është me i besu, tjetër çka është me e fol realitetin. Kjo është penallti e dukshme. Ne nuk po e kontestojmë që Nuza është ndër më të mirët në Kosovë, ne po e flasim realitetin dhe kjo është penallti”, tha ish-trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku.

“Kam qenë duke e shikuar ndeshjen live, jam befasuar pse Nuza nuk e ka referu penallti këtë rast edhe për mendimin tim kjo ishte penallti”, tha gazetari i Telegrafit, Shkumbin Pireva.

Të njëjtin mendim nuk e kanë pasur edhe dy panelistët tjerë, trajneri i Feronikelit, Granit Begolli, dhe Presidenti i FC Ferizajt, Lulzim Abazi, duke i besuar bindjes së referit.

Më poshtë mund ta ndiqni debatin për këtë rast: /Gazeta Enigma/

Related Articles