Leutrim Azemi e Rashit Beka tregojnë se si forcat serbe vranë të afërmit e tyre, për t’u hakmarrë pas largimit të OSBE-së në 20 mars 1999.
Babanë e tij, nuk e mbanë mend, atë e kujton vetëm përmes fotografive.
Shpesh Leotrim Azemi merr rrugë drejt fshatit Lubovec, aty ku ekziston vend i dedikuar për kujtimin e prindit të tij, Shaipit.
Atij nuk i është gjetur trupi kurrë, por dyshohet të jetë në mesin e 29 viktimave të masakrës së njohur si “TEK PISHAT” në Skenderaj.
Azemi tregon në përvjetorin e 24-të, se si 4 persona të familjes së tij u morën nga forcat serbe e nuk u gjeten më kurrë.
Ai thotë se edhe vet nuk do të ishte gjallë nëse nëna e tij nuk do të ishte treguar e shkathët.
Forcat serbe këtë iniciativë barbare e kishin marrë menjëherë pas largimit të përfaqësueseve të misionit të OSBE-së.
Burrat e lagjes ishin dërguar në vendin e njohur si pishat.
Aty u vranë e u masakruan 29 civilë shqiptarë, kurse aty këtë të hënë gjendet vetëm memoriali.
Aty ishte këtë të hënë edhe Rashit Veliu i cili erdhi për ta përkujtuar vëllain e tij.
Ai tregon se historinë e trishtë të Sabit Veliut.
Por, si e kishin kuptuar familjarët për vdekjen e vëllait?
Moshat e 29 civilëve të vrarë janë nga 15 deri në 70 vjeç.