Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme t’i korrigjojë listat e pagave të muajit shkurt dhe në pagat për muajin mars ta zbatoj vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 18.01.2023.
Në njoftimin e kësaj sindikate thuhet se me listat e pagave të muajit shkurt shumë pozita të stafit të administratës së gjykatave dhe prokurorive kanë pësuar degradim në pozita dhe ulje page.
“Ministria e Punëve të Brendshme, si hartues i Ligjit për paga në sektorin publik t’i korrigjoj listat e pagave të muajit shkurt pasi shumë pozita të stafit të administratës së gjykatave dhe prokurorive kanë pësuar degradim në pozita për koeficiente dhe ulje page.
Po ashtu për pagat për muajin mars ta zbatojë vendimin e KGJK-së dt.18.01.2023 pasi është në diskrecion të KGJK-së që pozitat e gjithë të punësuarve t’i klasifikojë sipas vendeve të punës duke mos dalë nga korniza e koeficienteve të përcaktuar nga ana Qeverisë së Republikës respektivisht Ministrisë së Punëve të Brendshme”, transmeton kp, njoftimin e kësaj sindikate.
Kjo sindikatë ka konstatuar se moszbatimi i vendimit të lartshënuar nga institucionet relevante dhe injorimi i kërkesave të stafit të administratave të gjykatave dhe prokurorive për një pagë të dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës- do të detyrojë aktivizimin e grevës e pezulluar kohë më parë.