Luiz Ejlli është banori më i komentuar në këtë edicion të Big Brother Vip Albania.
Me të hyrë në Big Brother, ai tregoi se i ka lënë porosi mikeshës së tij që t’i hapte një llogari në Instagram dhe t’ia menaxhonte, dhe kështu shënoi një rritje të jashtëzakonshme të ndjekësve.
Mikesha i hapi një Instagram në emrin e tij dhe që nga fillimi deri më tani ai ka grumbulluar 636 mijë ndjekës, deri në momentin që motra e tij e ka marrë në menaxhim, me arsyen se kishte përpjekje për ta vjedhur.
Të martën llogaria e Luizit u kthye në emrin “Ina.Ejlli”, mirëpo sot vërehet se llogaria e tij është bllokuar dhe askush nuk mund të ketë qasje në profilin e tij.
Poashtu më vonë u raportua në media se mikesha që i menaxhonte Instagramin Luizit është kërcënuar nga Top Channel dhe miku i tij Meridiani, që t’ia merrnin Instagramin e tij.
Se si qëndron e vërteta për Instagramin e Luizit mbetet të shihet në vazhdim.