Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, duke komentuar bisedën telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova tani është më afër se kurrë në të ardhmen e saj drejt BE-së.
Chollet, në një bisedë telefonike, ka përgëzuar kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Kam uruar sot kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kosova tani është më afër se kurrë të ardhmes së saj drejt BE-së”, ka shkruar Chollet në një Twitter.
Congratulated Prime Minister @albinkurti today on the agreement reached in Ohrid, North Macedonia, on normalization of relations with Serbia through the EU-Facilitated Dialogue. Kosovo now closer than ever to its EU future.— Derek Chollet (@CounselorDOS) March 23, 2023