Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah kibla, sic bëhet zakonisht.
Kjo pasi xhamija ishte e kthyer për 45 shkallë në anën e majtë e këtë xhematlinjët e morën vesh kur në fshat erdhi një hoxhë i ri.
Për këtë, të njëjtit e gjetën një zgjidhje të shpejtë, meqë vizatuan disa vija të improvizuara se në cilat pika duhet të falen.
Megjithkëtë, së shpejti zhegrasit nuk do ta ndiejnë nevojën që të rrijnë në vijat e improvizuara meqë skaj të vjetrës po ndërtohet një xhami e re.
Objekti fetar që po bëhet me financim të vetë banorëve u kthye ashtu sic e do rendi, kah kibla, derisa po u kushton mbi 500 mijë euro.