U arrestua për abuzim me tenderat, vjen një tjetër lajm për këtë kryetar komune

U arrestua për abuzim me tenderat, vjen një tjetër lajm për këtë kryetar komune

Është shkarkuar nga detyra kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla. Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë më urdhër të SPAK, pasi akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË BULQIZË, Z. LEFTER ALLA

Në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave.

Alla me disa zyrtarë të tjerë, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daçi, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku, akuzohen se kanë abuzuar me tenderin për ujësjellësin Bulqizë. Tenderi u fitua nga një kompani BOE England, por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk e Aqif Koneshës, një mik i ngushtë i Lefter Allës.

Related Articles