Arrestohet një person, kishte vjedhur 63 drita solare

Arrestohet një person, kishte vjedhur 63 drita solare

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili kishte vjedhur 63 drita solare në lagjen Jusuf Gërvalla në Prishtinë.

Rastin në polici e ka lajmëruar personi i dëmtuar, dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Jusuf Gërvalla, Prishtinë 28.02.2023-09:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lart-cekur i ka vjedhur ankuesit mashkull  kosovar 63 copë drita solare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Related Articles