Një zjarr i madh ka kapluar sot në mëngjes një objekt dhe sipas informacioneve të para janë duke u djegur depot e një biznesi.
Zëdhënësi i policisë për Pejën, Fadil Gashi, ka konfirmuar se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe momentalisht, pos dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar.