Protesta e PSD-së, policia ka një thirrje për protestuesit

Protesta e PSD-së, policia ka një thirrje për protestuesit

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestes që so të mbahet sot, kanë bërë përgatitje operacionale policore.

“Lidhur me këtë PK-ja, ka filluar me kohë përgatitjen dhe ndërmarrjen e masave që kanë për qëllim mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë për qytetarët, mbrojtjen e pronës dhe ofrimin e sigurisë në trafik”, thuhet në komunikatë.

Sipas procedurave të parapara policia do të merr masa dhe do të shtojë aktivitetet operative para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës.

Policia ka ftuar pjesëmarrësit në protestë që të zhvillojnë protestë të qetë duke respektuar ligjet e vendit.

Related Articles