Mungesa e Kiara Titos në shtëpinë e “BBVIP” duket se nuk ka mërzitur vetëm Luiz Ejllin, partnerin e saj, por edhe Olta Gixharin, aq shumë sa aktorja ka nisur të përlotet sot duke menduar për moderatoren dhe faktin që ditët e fundit të qëndrimit të saj në shtëpi ishin shumë të afërta e shpenzuan kohë bashkë.
Gjatë një diskutimi për DeaMishel, në lidhje me lojën dhe sjelljen e Luizit së fundmi në shtëpi, Olta nisi të qante, teksa pranoi se i mungonte Kiara, por nuk kishte dashur ta bënte më parë nga “frika” e reagimit të të tjerëve.
Të njejtën gjë pranoi edhe Dea, e cila tha se është prekur shumë nga largimi i moderatores, por nuk ka dashur të bëjë të tjerët të mendojnë se është ‘hipokrike”, teksa ka thënë se edhe Luizi ka qarë dje dhe sot për partneren e tij.
Nga ana tjetër, Olta ka kërkuar edhe të dijë arsyen përse Luizi nuk i flet më, me këngëtarin që mesa duket i ka bërë një “bllok” që pas largimit të Kiarës nga shtëpia, ndërsa po ashtu i kërkoi Deas që të thurnin një plan së bashku për ta penguar “rivalin” e saj që të zgjidhet lider brenda shtëpisë.