Një grua 36-vjeçare, e cila ishte mbyllur e gjallë në një varr në Brazil, ka arritur mrekullisht të shpëtojë.
Ngjarja ndodhi në një varrezë në shtetin Minas Gerais, ku gruaja u gjet e gjallë pasi kishte përjetuar një torturë të papërshkrueshme për gati dhjetë orë. Alarmi u ngrit të martën nga punonjësit e varrezave komunale të Visconde do Rio Branco, të cilët panë gjurmë gjaku pranë një varri. Dhoma ishte mbyllur së fundmi me tulla dhe çimento, tha policia lokale në një deklaratë.
“Punonjësit e policisë kanë dëgjuar thirrje për ndihmë (nga brenda zonës), kanë thyer murin dhe kanë nxjerrë jashtë një grua të plagosur në kokë dhe në duar”, thuhet në njoftim.
Dy të dyshuar të moshës 20 dhe 22 vjeç janë ende në kërkim nga autoritetet, teksa gruaja i tha policisë se dy persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe e kanë rrëmbyer pasi kanë rrahur burrin e saj.