Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është shprehur se lufta në Ukrainë, është rrezik real për t’u bërë Lufta e Tretë Botërore.
Ai ka bërë thirrje për bisedime paqeje, por nuk e kritikoi drejtpërdrejt Rusinë për pushtimin e saj, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Jam i bindur se kërcënimi i luftës botërore nuk është një ekzagjerim letrar. Kur liderët evropianë dhe amerikanë thonë se nëse vazhdon kështu, ne mund të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore, në fillim tingëllon e pabesueshme dhe e ekzagjeruar, por aty ku punoj dhe ku shoh ngjarjet, aktualisht ky është një rrezik real”, u shpreh ai.