Romelu Lukaku bën gafën e vitit në ndeshjen kundër Fiorentinës në “Sa Siro”.
Sulmuesi belg, një nga më të shtrenjtën në historinë e futbollit (Chelsea e bleu tek zikaltrit për thuajse 100 milionë stërlina, para se ta huazonte te Interi verën e kaluar), ka humbur një rast të pabesueshëm në fillim të pjesës së dytë.
I shërbyer nga Bastoni, Lukaku me portën bosh thjesht duhej ta devijonte drejt rrjetës, por bën më të vështirën, thuajse del huq, me topin që përfundon në krahun tjetër, në fundore.
Një mundësi e humbur për të vënë duart në kokë, pasi edhe në nivelet amatore vështirë të gabosh në atë pozicion.