Njëri ndër pjesëmarrësit e Marshit për Drejtësi që ka filluar të mbahet në Prishtinë, është edhe Andin Hoti, djali i veprimtarit të zhdukur, Ukshin Hoti.
“Ata në Hagë janë heronj dhe jo kriminelë siç po i quan kjo gjykatë. Lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër”, tha ai për RTK.
Sipas tij, marshi që po mbahet në Kosovë dhe ai që do të mbahet në Hagë, janë mesazhe që ata atje nuk janë vetëm.
Marshin e organizuar nga platforma “Liria ka emër” e kanë përkrahur edhe LVV-ja, AAK-ja, Nisma Socialdemokrate si dhe PSD-ja.
Marshi është i paraparë të fillojë në ora 14:00, së pari në sheshin “Zahir Pajaziti” e për ta kaluar më pas te sheshi “Skënderbeu”.