Në Shqipëri për të dytën ditë radhazi nuk ka vdekur asnjë person i prekur nga COVID-19.
Ndërkohë në 24 orët e fundit edhe 20 persona kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej 3137 testime të kryera, derisa janë shëruar 64 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,042 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët pesë pacientë janë në terapi intensive.