Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë zhvilluar një takim virtual me kryeshefin ekzekutiv në detyrë i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Mahmoud Bah, dhe anëtarët e ekipit menaxherial të MCC, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë këtij takimit, Kurti theksoi vizionin e tij për ta bërë Kosovën me energji të pastër, furnizim të sigurt dhe çmime të përballueshme.
Kurti diskutoi për synimin e Qeverisë për të siguruar konsensus kombëtar mbi politikat e nevojshme energjetike dhe reformat institucionale që do të nevojiten për të arritur këtë vizion.
Ndërsa Bah shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë.