Lirohet “Papi Chulo”

Lirohet “Papi Chulo”

Është liruar nga paraburgimi Refki Hajzeri, i njohur ndryshe si “Papi Chulo” i Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore Mirlinda Gashi.

Gashi tha se Prokuroria e kishte bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për vepren “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” por kjo u refuzua nga gjykata.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.H, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 1 i KPRK-së, me datë 01.04.2023 gjyqtarja e procedurës paraprake të kësaj gjykate, ka marr Aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, si e pabazuar, andaj i pandehuri R.H është liruar menjëherë nga ndalimi”, tha Gashi për Klankosova.tv

Ai ishte ndaluar për shkak se disa ditë më parë kishte bërë vozitje të rrezikshme në fshatin Lebane, duke mos i përfillur rregullat e komunikacionit.

I ashtuquajturi “Papi Chulo”, u bë viral në rrjetet sociale me vozitjen e tij me zërin e lartë të muzikës

Related Articles