Drejtoresha e departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Sytrime Dervisholli, që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, ka dhënë dorëheqje nga pozita, shkruan Gazeta Sinjali.
Dervisholli nuk ka dhënë ndonjë arsye specifike të dorëheqjes teksa ka shtuar se këtë po e bën në mënyrë që të ndërmerr në hap tjetër në karrierën e saj.
“U jam shume mirenjohese per bashkepunim korrekt dhe profesional bashkepunetoreve te Departamentit te Tregtise, bashkepunetoreve te projektit CERP, te gjithe kolegeve te Ministrise se Tregtise, kolegeve nga sektori privat, kolegeve nga Banka Boterore, kolegeve te institucioneve tjera vendore dhe nderkombetare, me te cilet kam patur fatin te punoj”, ka shkruar ajo.