“Radhë para ambasadave, spitale pa infermierë, shkolla pa nxënës”, Krasniqi – Muratit: Sa qytetarë në ditë po ikin?

“Radhë para ambasadave, spitale pa infermierë, shkolla pa nxënës”, Krasniqi – Muratit: Sa qytetarë në ditë po ikin?

Krasniqi e pyeti Muratin se cila është statistika që e ka ai.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i replikoi ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ia kontestoi shifrat e qytetarëve që po largohen nga Kosova.


“Meqenëse po e konteston se janë 147 qytetarë në ditë që e lëshojnë Kosovën mesatarisht, sa është statistika jote? A janë 146? A janë 135? Sa?”, tha Krasniqi.

Ai foli për radhët e qytetarëve para ambasadave, mungesën e punëtorëve e mbylljen e shkollave për të argumentuar se “Kosova është duke u shpopulluar”.

“Statistikat janë radhët e pafundme para ambasadave. Statistikat vijnë edhe prej spitale e ambulantave të sektorit publik që po mbesin pa infermierë. Statistikat vijnë prej klasëve të shkollave ku nxënësit po pakësohen çdo ditë. Statistikat janë prej shkollave që po mbyllen nëpër Kosovë sepse s’ka mjaftueshëm nxënës e as mësimdhënës për me e vazhdu punën. Statistikat vijnë prej bizneseve e ndërmarrjeve të mesme e të vogla në Kosovë , të cilat keni harru që ekzistojnë e të cilat ballafaqohen edhe me mungesë të punëtorëve të profileve të caktuar sepse nuk ka njerëz”, tha Krasniqi.

“Këto janë statistikat z. ministër. Ky është realiteti në Kosovë. Kosova është duke u shpopulluar”, shtoi ai.

Related Articles