Pas “Marshit për Drejtësi” që u mbajtë në kryeqytet, Memli Krasniqi ka konfirmuar se ka biseduar me dy ish-kryetarët e PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli të cilët po gjykohen në Hagë.
Krasniqi ka thënë se Thaçi e Veseli e kanë përcjellur marshin shtoi se e kishin ndjerë përkrahjen e dhënë nga populli para seancës së parë të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Sipas tij të dy ndjeheshin më të fortë pas përkrahjes që panë.
“Në fakt e kam ditë që ata bashkërisht të gjithë do ta përcjellin në sallonin ku qëndrojnë gjatë ditës”, tha ai.
“Ishte emocionuese se do ta dinim se do ta shihnin përkrahjen e madhe për ta. Me Uranin dhe Abelardin arritëm të ishim në seancën e parë, përkundër vonesave të fluturimit. Pas marshit fola me Thaçin dhe Veselin. Jam dëgjuar në telefon pas seancës së ditës së parë dhe e kemi ndjerë se kanë qenë shumë të inkurajuar dhe më të fortë në atë ditë”, u shpreh ai.
“…Në fund kjo gjykatë, gjykimet i shpall në emër të popullit, por populli ishte në Prishtinë. Ishte një udhëtim jo fort i këndshëm për arsye që ishim shkuar, por në anën tjetër kishim një statisfaksion për atë që kishim bërë”, tha Krasniqi në T7.