Betejat midis forcave ukrainase dhe ruse për Bakhmutin vazhdojnë, teksa forcat ruse përpiqen të marrin “kontrollin e plotë” të qytetit kyç lindor, thuhet në një përditësim nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ukrainase.
Fokusi kryesor i sulmeve ruse mbetet në zonat Bakhmut, Avdiivka, Mariinka dhe Lyman, ku forcat ruse kanë nisur më shumë se 40 sulme gjatë 24 orëve të fundit.
“Në sektorin Bakhmut, armiku vazhdon të kryejë veprime sulmuese, duke u përpjekur të marrë kontrollin e plotë të qytetit dhe operacionet luftarake vazhdojnë”, thuhet tutje në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm, ku potencohet se forcat e mbrojtjes ukrainase zmbrapsën rreth 14 sulme ruse gjatë 24 orëve të fundit në zonën e Bakhmutit.
Forcat ruse gjithashtu vazhdojnë ofensivën e tyre në jug të Bakhmutit në sektorët Avdiivka dhe Mariinka, sipas Shtabit të Përgjithshëm, duke shtuar se “luftimet më të ashpra në këtë sektor po zhvillohen pranë Mariinka, ku u zmbrapsën mbi 10 sulme armike”.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë Ukrainën forcat ruse kryen 14 sulme ajrore dhe dy raketa, dhe gjithashtu gjuajtën më shumë se 10 sisteme raketash të shumta “në pozicionet e trupave tona dhe infrastrukturës civile të vendbanimeve”, thuhet tutje në njoftim.