“Specialja e dialogu e dëmtuan imazhin e vendit”, ekspertët thonë se po largohen investitorët

“Specialja e dialogu e dëmtuan imazhin e vendit”, ekspertët thonë se po largohen investitorët

Gjykimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale si dhe procesi i dialogut me Serbinë e kanë dëmtuar në masë të madhe reputacionin e vendin. Kështu po vlerësojnë ekonomistët në vend, madje sipas tyre kjo situatë është duke i larguar edhe investitorët e huaj.

Ata bëjnë thirre që Qeveria të merret më shumë me promovimin e shtetit dhe të punojë më shumë në rregullimin e imazhit.

Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se Kosova ka qenë në krizë në lidhje me reputacionin e saj dhe se Gjykata Speciale e ka dëmtuar në masë të madhe atë.


Ai shtoi se imazhi i vendit është duke u dëmtuar edhe nga mosimplementimi i marrëveshjeve nga dialogu me Serbinë dhe raportimi i gazetave ndërkombëtar në lidhje më këto procese.

Sipas tij, krejt kjo do të shkaktoj dëme tek gjenerata e ardhshme pasi janë duke u larguar investitorët.

“E vërteta është që Kosova është në një krizë të reputacionit dhe Gjykata Speciale e ka dëmtuar në mas të madhe, vetë procesi në veti dhe vetë tituj e gazetave ndërkombëtare janë ato që po e dëmtojnë imazhin e Kosovës. Një vend ku çdo ditë ke temë dialogun me Serbinë dhe krizë e dialogut apo mos implementimin e marrëveshjeve të përafruara dhe në anën tjetër e kemi Gjykatën Speciale, është një dëm që gjenerata do ta paguajnë, sepse çdo ditë e më tepër largohen investitor. Promovohet një jo stabilitet qoftë politik qoftë ekonomik dhe kur krejt kësaj i shtohet edhe kjo kampanjë që po ndodh në imediat ndërkombëtare dhe fillimit të këtij procesi besoj që është një rendim i këtij aktualiteti negativ të krijuar rreth Kosovës”.

Ai bëri thirrje që të punohet më shumë për të promovuar dhe për të përmirësuar imazhin sipas tij, Serbia është duke e bërë agresiviteti diplomatik e kulturor për ta njollosur vendin.

Gërxhaliu theksoi se efektet negative për vendin do të jenë në një periudhë kohore deri sa të përfundojë ky procesi.  

“Besoj që është koha kur kemi diplomaci, duhet të kemi angazhime më të mëdha për të promovuar Kosovën, për të përmirësuar imazhin. Në anën tjetër duhet të kuptohet e vërteta e hidhur që Kosova e ka një kundërshtar të pa skrupullt. Vetë fakti që në Gjykatën e Hagës fillon procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së, në qendra të ndryshme evropiane promovohet filmi rreth shtëpisë së gjelbër, prandaj po e shihni se çfarë agresiviteti diplomatik, kulturor përdor Serbia për ta njollosur Kosovën. Ky proces është një rrethanë shumë e shqetësuar që po e godet Kosovën dhe efektet negative do të jenë në një periudhë kohore deri sa të përfundoj procesi”, tha ai. 

Edhe ekonomisti, Jakup Bellaqa, u shpreh se procesi i gjykimit në Hagë do të krijojë një imazh negativ për vendin dhe se ky proces do të ndikojë në ekonomi ku do të kemi largim të investitorëve të jashtëm.

“Në raste se në këtë gjykim dënohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sigurisht që do të krijohet një imazh negativ për Kosovën dhe ndikon sidomos në aspektin ekonomik që investitorët e jashtëm e humbin besimin që të investojnë në Kosovë. Edhe ata investitorë që janë në Kosovë do të thotë mund të krijojnë një lloj mos besimi, një lloj pasigurie në klimën e të bërit biznes”, tha ai.

Ai bëri thirrje që institucionet të punojnë në krijimin e opinionit dhe imazhit pozitiv tek investitorët e jashtëm, që sipas tij, të krijohet besimi dhe klima e të bërit biznes, raporton EO.

“Andaj ne si shtet i ri me një ekonomie ende të pa zhvilluar duhet që të krijojmë një opinion dhe një imazh pozitiv tekë investitorët e jashtëm në mënyrë që të krijohet besimi dhe klima e të bërit biznes. Besimi edhe imazhi pozitiv do të ndikonte pozitivisht që tekë investitorët e perëndimit që të investojnë më shumë në Kosovë. Është e rëndësishme që të investohet në sektorin e energjisë elektrike sepse është ende një problem i pa zgjidhur”, tha ai. 

Related Articles