Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se mbrëmë kanë nxjerrë nga shtëpia nëntë anëtarë të një familje në Pogragjë, të cilët rrezikoheshin nga vërshimet e mëdha, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ka kërkuar nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.
“Edhe njëherë, kërkoj nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre. Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193”, ka shkruar Haziri.