Ish-ambasadori holandez: Pres të shpallën të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

Ish-ambasadori holandez: Pres të shpallën të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se pret që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shpallen të pafajshëm.

Bosch në një intervistë për “Kosova Press” është shprehur si vijon: “Unë pres që të gjithë të lirohen, natyrisht”.

Ai mes tjerash ka thënë se Qeveria e Kosovës gaboi që nuk e krijoi grupin e tyre hetues në lidhje me raportin e Dick Martyt.

“Gabimi që ka bërë Qeveria e Kosovës ka qenë se nuk kanë kanë krijuar grupin e tyre hetues, nuk e kanë bërë bërë pas raportit të Marty. Ata është dashur të thonë, kjo është marrëzi, por ne do të krijojmë një grup hetimi, ata nuk e bënë këtë”, ka thënë ai.

Tutje, Bosch ka ngritur pikëpyetje se pse ekziston gjykata që heton vetëm disa raste, derisa injorohen mijëra civilë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

“Dhe çfarë thotë, tani flet për 100 raste, sepse sigurisht 100 raste janë shumë, mirëpo nëse kemi midis 16 dhe 12 mijë njerëz të vrarë, pse të kemi një gjykatë të tërë për 100 raste? Çfarë është kaq e rëndësishme për këto 100? Pra, 15 mijë minus 100 raste, a nuk ia vlen të hetohet, është pak e çuditshme?” – tha ish-ambasadori holandez.

Related Articles