Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas Udhëzimit Administrativ Nr.24/2005 për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve “Gripi i shpezëve”(Avian Influenza), pas paralajmërimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar të gjithë qytetarët, fermerët, institucionet qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës, se ka dyshime të bazuara për paraqitjen e sëmundjes “Gripi i Shpezëve”(Avian Influenza) tek shpezët në fermat e ekonomive familjare në katër lokacione në vend.
“Sipas udhëzimit administrativ Nr.24/2005 Për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘Gripi i shpezëve’ Avian Influenza autoritet kompetente shtetërore dhe fermerët janë të obliguar të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Ne si autoritet jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas Udhëzimit Administrativ Nr.24/2005 për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘Gripi i shpezëve’”, thuhet në njoftimin e QKMK.
Masat fillestare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes “Gripi i Shpezëve” janë:
Ndalohet lëvizja e shpezëve nga fermat, mbajtja e panaireve, tregjeve, ekspozitave dhe grumbullimeve të tjera të shpezëve dhe zogjve të tjerë.
Të ngritët niveli i biosigurisë në ferma, për të penguar përhapjen e sëmundjes (parandalimi i kontaktit në mes të shpezëve të egra dhe atyre shtëpiake, vendosja dezbarierave në hyrje dhe dalje të fermave, ndalimin e hyrjes së personave të paautorizuar, ushqimet, pajisjet dhe plehu, të mos jen në kontakt me fermat e prekura me këtë sëmundje.
Kontrollin e lëvizjes së shpezëve brenda zonës së mbikëqyrjes duke i zbatuar masat e dezinfektimit;
Masat qe do të aplikohen në zonën mbrojtëse:
Identifikimin e të gjitha pronave me shpezë brenda zonës;
Vizita periodike të të gjitha pronave me shpezë, ekzaminimin klinik të atyre shpezëve, përfshirë edhe marrjen e mostrave, nëse është e nevojshme për ekzaminime laboratorike,
Përdorimi i mjeteve të duhura për dezinfektimit në hyrje dhe dalje të pronës;
Ndalohet transporti i shpezëve pa aprovim nga autoriteti kompetent;
Do të mbikëqyrën të gjitha masat që janë të vendosura sipas udhëzimit administrativ për zonat e mbrojtura./Gazeta Enigma/