Pak orë para fillimit të ndeshjes në “OPAP Arena”, Federata Greke e Futbollit bën thirrje të ndryshohen gjyqtarët e ndeshjes AEK-Aris, pas situatave të turpshme që ndodhën në orët e fundit me arbitrin kryesor Pawel Ratzkowski dhe ekipin e tij të gjyqtarëve nga Polonia. Sipas informacioneve vendase, arbitri polak së bashku me ndihmësit e tij, mbërritën të shtuën mbrëma në Athinë në gjendje të dehur dhe këtë gjë e shfaqën që në avion.
Thuhet se gjatë fluturimit planifikuan të përgatiteshin për të shkuar në një klub nate në Athinë për t’u argëtuar, por gjithashtu kanë thënë fjalë të rënda për futbollin grek.
Një incident ndodhi gjithashtu gjatë fluturimit, pasi një burrë kishte kuptuar fjalët e tyre në gjuhën polake dhe kishin debatuar ashpër, madje ekipi i gjyqtarëve i kishte bërë edhe pritë burrit i cili ishte pasagjer në atë avion. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët erdhën të qetësonin situatën e dhunshme.
Në mëngjesin e së dielës është mësuar se arbitrat polakë janë larguar, dhe federata tashmë pritet të konfirmojë një ekip gjyqtarësh vendas për ndeshjen e cila do të luhet në orën 18:00.