Policia e Kosovës i ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë të dielën në rajonin e Prishtinës. Autoritetet njoftuan në Facebook se në lagjen “Sofalia” në Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe pas hetimit është arrestuar një person, të cilit i është sekuestruar arma e zjarrit.
I dyshuari është liruar pas intervistimit dhe sipas Policisë, ndaj tij janë iniciuar veprat penale “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim i armës”.
Ndërsa në rastin e dytë, një person me inicialet F.C. është arrestuar në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë për “sulm” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Atij i është sekuestruar një armë zjarri dhe një thikë.