Nuk i mjaftojnë stërvitjet në fushë, portieri i Milanit po bëhet gati për Napolin

Nuk i mjaftojnë stërvitjet në fushë, portieri i Milanit po bëhet gati për Napolin

Skuadra e AC Milan luan ndeshjen e parë çerekifinale gjatë javës së ardhshme kundër Napolit në “San Siro”.

Një video interesante po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet portieri i klubit ‘kuqezi’ Mike Maignan duke u stërvitur jashtë fushës së futbollit

Ai mori pjesë në një stërvitje të sportit të kik-boksit, derisa shpalos disa stile të bashkëlojtarit të tij, Zlatan Ibrahimovic.

Maignan është një nga portierët më të mirë në Serie A. Ai mungoi gjysmë-sezoni për shkak të lëndimit. Përveç te Milani, kujtojmë që 27-vjeçari ka zënë vend në formacionin bazë edhe te Kombëtarja e Francës.

Related Articles