Një grua 78-vjeçare, e cila është dënuar dy herë më parë për grabitje ose tentativë për të grabitur një bankë, është rikthyer në gjykatë pasi thuhet se i është kthyer edhe një herë zakoneve të vjetra!
Sipas Guardian, Bonnie Gooch akuzohet këtë herë për grabitjen e një banke në Pleasant Hill, Misuri të mërkurën e kaluar, duke i dorëzuar arkëtarit një kartëmonedhë që kërkonte “13,000 dollarë në kartëmonedha të vogla”. Në të njëjtin shënim, banditja e sjellshme po i kërkonte falje arkëtares, duke i shpjeguar se nuk kishte për qëllim ta trembte atë.
Gooch u dënua për grabitjen e një banke në Kaliforni në 1977 dhe një në periferi të Kansas City në vitin 2020. Në gjyqin për rastin e dytë, djali i saj dëshmoi në gjykatë se nëna e tij kishte “humbur” dhe kishte ikur nga shtëpia”, duke thënë se ajo do të vidhte një bankë.” Edhe pse në fund u shpall fajtore, dënimi i Gooch u pezullua dhe ajo u lirua me kusht, në nëntor 2021.
Pas goditjes së saj të fundit, Gooch u arrestua pak larg nga banka. Kartmonedhat kishin rënë në dyshemenë e makinës së saj dhe në mjet binte erë e fortë alkooli, sipas dëshmive të policëve që e dërguan në komisariat. Në raportin e tyre ata theksuan se e dyshuara ishte “shumë e rreptë me ta”.
Sipas shkresave, 78-vjeçarja ka hyrë në bankë e veshur me rroba gri dhe me dorezë plastike, maskë të zezë për koronavirusin dhe syze dielli të zeza. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se ajo godet me shuplakë arkëtaren, duke i thënë vajzës të nxitojë. Ajo gjithashtu dyshohet se i kërkoi arkëtares që të mos i numëronte paratë, por thjesht t’ia jepte asaj.
“Është e trishtueshme”, tha shefi i departamentit të policisë lokale, Tommy Wright, duke sqaruar se gruaja e arrestuar nuk është diagnostikuar me ndonjë sëmundje.