Tre persona janë lënduar nga rënia e ashensorit në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” në lagjen Emshir të Prishtinës, gjatë ditës së djeshme.
Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës për Prishtinën.
Ajo shtoi se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, dhe se në ashensor ishin nëntë persona.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin.
“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për Gazetën Enigma.