Kurti konfirmon blerjen e objektit milionësh në Angli

Kurti konfirmon blerjen e objektit milionësh në Angli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter pasi Kosova vendosi të blejë një vilë në Mbretërinë e Bashkuar për shërbimet e ambasadës në Londër.

Objekti do t’i kushtojë Kosovës 7 milionë e 400 mijë euro.

Kurti ka thënë se përmes lokacionit të ri, shteti synon të forcojë më shumë lidhjet me Britaninë e Madhe.

”I emocionuar të ndaj me ju lajmin që Ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan. Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona me Mbretërinë e Bashkuar“, ka shkruar Kurti.

Related Articles