Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, që ndodhi mbrëmë.
Ai ka thënë se sulmi ndaj Sylës është sulm ndaj fjalës së lirë dhe mendimit të lirë.
Abdixhiku ka kërkuar nga organet e rendit dhe drejtësisë që t’i gjejnë sulmuesit dhe t’i vënë para drejtësisë.
“Sulmi ndaj gazetarit Syla, është sulm ndaj vet fjalës së lirë dhe mendimit të lirë – shtylla thelbësore të vet demokracisë. Angazhimi ynë për një shoqëri të lirë dhe demokratike nënkupton angazhimin për mbrojtjen e fjalës së lirë të secilit. Prandaj sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj këtij angazhimi. Ftoj organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para vet drejtësisë”, ka thënë ai. / Gazeta Enigma.