Teksa banorët e “BBVIP” ndodhen në mes të “dramave” të nominimit, etheve të zgjedhjes së “qeverisë së Big Brother” dhe të tjera diskutimeve që ndonjëherë bëhen edhe të përsëritura, një pjesë e rëndësishme e reality show-t ndodhet jashtë shtëpisë.
Po flasim për ata të dy, pjestarët e ish-“bërthamës” së programit dhe për publikun, dy pjestarët “e munguar” të finales, Olta Gixharin dhe Maestro Armaldo Kllogjerin.
Kujtojmë se Maestro u eleminua nga “BBVIP” pas një nominimi të fortë, edhe pse u duk sikur aventura e tij duhet të kishte zgjatur edhe pak, ndërsa për shumë ishte një lojtar që meritonte të shkonte deri në fund. Olta nga ana tjetër, “rivalja” e Luizit dhe opozita e shtëpisë, zgjodhi të largohej vetë 1 muaj para finales, për të qëndruar pranë famijes.
E ndërsa Luizi kërkon për një kundërshtar të fortë në shtëpi dhe një mik/armik me të cilin mund të bëjë lojërat e tij, Olta dhe Maestro janë jashtë dhe duket se janë takuar bashkë sot.
Me një foto të publikuar nga aktorja në Instagram, ata shfaqen bashkë duke bërë “gëzuar”, teksa falenderojnë fansat e tyre për të gjithë video-t që i dërgojnë. E ndoshta “Big Brother VIP” i vërtetë për momentin po bëhet në bisedat e tyre, madje dhe strategjitë që po thurin me njëri-tjetrin janë më interesante sa ato brenda shtëpisë për momentin.
Ndërkohë Olta ka gjetur edhe një emër për “grupin” që ka formuar me Maestron, duke qenë se edhe në program shpesh ishin të cilësuar si grup bashkë.
Grupi “vdeksha” e quan aktorja, ndërsa psudonimet e tyre janë El Maestro dhe La Gixhi. Të dy artistët dhe Luizi padyshim kanë qenë protagonistët e këtij edicioni të “BBVIP” dhe me pak fat, mund t’i kishim parë në tre bashkë në 6 maj.